Prokuroria Nuk ka rrjedhur informacion nga ne bashkepunim me institucione te tjera

Foto ilustruese Prokuroria e Pergjithshme
Tirane 12 shkurt 2011 NOA- Prokuroria e Pergjithshme pak me pare reagoi lidhur me akuzat e politikes per nxjerrjen e sekretit hetimor.
Nepermjet nje deklarate per mediat theksohej se Prokuroria Shqiptare shpreh shqetesimin per disa raste te perseritura ne ditet e fundit ku ne media te ndryshme jane botuar komente mbi disa te dhena te procesit te hetimit te ngjarjeve te ndodhura ne 21 janar. Perpara se te shprehim vleresimin tone mbi kete shqetesim deshirojme te bejme me dije perpara opinionit publik se Prokuroria gjate kryerjes se veprimeve te saj hetimore per probleme te vecanta qe lidhen sidomos me procesin e kqyrjes dhe ekspertimeve te ndryshme te provave per te cilat kerkohen njohuri te posacme nga eksperte te fushave perkatese bashkepunon edhe me institucione te tjera.
Met tej thuhet se eshte konstatuar se keto te dhena mbi te cilat eshte mbeshtetur media jane marre ne ato raste kur gjate procesit hetimor kane qene te perfshire edhe institucione te tjera sic jane Policia e Shtetit eksperte te kriminalistikes apo te mjekesise ligjore.
Ne asnje rast kur te dhenat e hetimit kane qene te administruar nga prokuroret dhe oficeret gjyqesore te ceshtjes nuk ka ndodhur qe te kete pasur rrjedhje informacioni mbi procesin hetimor.
Sipas njoftimit Prokuroria Shqiptare ka ndjekur me perkushtim dhe profesionalizem detyrat e saj per te hetuar ne menyre te plote te gjithanshme dhe objektive per te gjitha rrethanat dhe pistat e hetimit si per ngjarjet e 21 janarit ashtu edhe ceshtje te tjera qe lidhen me punen e saj te perditshme.
Ndersa per sa i perket publikimit te kerkeses se bere nga institucioni i Prokurorise ndaj Kuvendit te Shqiperise per autorizimin per procedim ndaj dy deputeteve Z. Ilir Meta dhe Z. Dritan Prifti organi i akuzes theksoi se pavaresisht se nuk jane akte qe mbrohen nga sekreti hetimor eshte vleresuar nga ana jone se informimi i publikut me kete fakt mund te menaxhohej nga ana e Kuvendit te Shqiperise. Per kete arsye korrespondenca eshte konsideruar sekret dhe nuk eshte vleresuar qe te percillej mediatikisht nga institucioni i Prokurorise.
Lidhur me kete rast sqarohet se dokumentet e kesaj ceshtjeje si dhe ekspertiza filmike ndodhen prej kohesh ne dispozicion te Prokurorise dhe ne asnje rast nuk kane dale ne media informacion mbi to.
Rasti i publikimit per autorizimin per procedim ndaj dy deputeteve ka ndodhur pa autorizmin e Prokurise dhe pikerisht pasi kerkesa e protokolluar nga ana jone eshte dorezuar ne daten 11.02.2011 ne Kuvendin e Shqiperise ben te ditur deklarata.
Ajo qe vecohet ne kete reagim eshte se Shqetesimi yne mbi keto raste te publikimeve ne media lidhet se pari me konfidencialitetin e hetimit cka cenon dhe mbarevajtjen e procesit hetimor. Ne permbushjen e detyrave tona ne kerkojme nga ana e institucioneve te tjera te perfshira ne proces hetimi te permbushin detyrimin e tyre ligjor per ruajtjen e sekretit hetimor.
Ne perfundim Prokuroria shprehet se duke e vleresuar median per rendesine e saj ne informimin e opinionit publik kerkojme qe ne rastet e publikimit te te dhenave qe kane lidhje me hetimin te shprehin realisht ne artikullin e shkruar burimin e informacionit si dhe te kerkojne minimalisht konfirmimin nga ana e organit te akuzes te ketyre informacioneve.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeDorezohen gjashte gardistet e 21 janaritProkuroria 16 vjet burg per Romeo Leken pengmarresin e 19 marsitProkuroria arreston gardistin qe dyshohet se qelloi mbi Ziver Veizin ne 21 janarPolitika dhe mediat bie niveli i informimitPrifti ne prokurori per koncesionet Lidhjemedia policia e shtetit Prokuroria rrjedhje informacioni sekret hetimor