E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Berisha po vjedh votat e PS-së

Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe denoncoi para mediave se Kryeministri Berisha po tenton që të vjedhë votat e shqiptarëve. Sipas tij Partia Demokratike po zvarrit procesin e numërimit dhe po tenton që të vjedhë mandatin e 5-të të socialistëve në Berat.
Proçesi zgjedhor nuk ka mbaruar akoma për sa kohë që votat nuk janë numëruar të gjitha ka thënë Braçe duke e cilësuar këtë proçes pa standarde. Ndërsa e quajti qeverinë e re si qeveri fantazëm, ai deklaroi se Partia Socialiste ka bërë gati ankimimet për Fierin, Tiranën, Beratin dhe Shkodrën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›