Korrigjim - LSI dhe PD, të martën në takim të jashtëzakonshëm

Tiranë, 5 korrik NOA Përcaktohet data e takimit mes LSI dhe PD për formimin e qeverisë së re.
Kështu ditën e martë më 7 korrik pritet të mbahet takimi i jashtëzakonshëm, në të cilin pritet të miratohet fillimi i negociatave me koalicionin e udhëhequr nga Partia Demokratike, për formimin e qeverisë së re të Shqipërisë, pas zgjedhjeve të 28 qershorit.
Ky do të jetë edhe rast për ti dëgjuar edhe zërat brenda partisë, të cilët nuk e kanë pritur me entuziazëm bashkëpunimin me PD-në tha Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Edmond Haxhinasato.
k.k/NOA