Braçe: Berluskoni të jetë shembull për Sali Berishën
TIRANE-Deputeti socialist i qarkut të Fierit, Erjon Braçe u shpreh dje, se Silvio Berluskoni në Itali duhet të jetë shembull për Sali Berishën në Shqipëri.
Në një koment që ka postuar dje në “Facebook”, Braçe shkroi: “Fuqia politike zhbën drejtësinë! S.B. - it, shembull për S.B. - al. Kjo është e keqja e madhe e partive personale. Partia e Berluskonit, shembulli. Italia është në prag të një destabiliteti të ri”. Braçe shkruan se, “pas konfirmimit të dënimit me burg të Silvio Berluskonit nën fajin e ‘evazionit fiskal’, dje u njoftua se: Ministrat e Berluskonit në qeverinë ‘Leta’ janë gati të dorëhiqen; Senatorët e Berluskonit në Senatin Italian janë gati të dorëhiqen. Flitet për zgjedhje të reja, ndërkohë që po bëhet presion mbi Presidentin Napolitano për të dekretuar faljen e Berluskonit”.
Sipas tij, “përmenden dhe zgjedhjet e reja, duke shpresuar tek fuqia elektorale e Berluskonit dhe pazotësia ekstreme e së majtës”. “Por, - shton më tej, Braçe, - përtej kësaj, përdorimi i pushtetit politik për të zhbërë ndëshkimin, më tej, destabilizimi si element për ta ndalur zbatimin e ndëshkimit, është shembulli më i keq i mundshëm!” “Nuk di nëse ne në Shqipëri do të ndodhemi në një situatë si kjo. Por, Sali Berisha e ka partinë e tij personale dhe do ta përdorë si mburojë ndaj çdo procesi të drejtë e ligjor për ‘qeverisjen e tij’”.
“Këtu ka një dallim: Populli e dinte edhe këtë, dhe ka krijuar me votë një shumicë të qëndrueshme, ndaj çdo akti që zhbën përpjekjen për drejtësi dhe ndëshkim ligjor në këtë vend! Fuqia politike e keqbërësve është zbehur nga vota e shqiptarëve”, përfundon mesazhin e tij, Braçe.
(d.b/BalkanWeb)