Sali Berisha: E nisa ditën me muzikë rock
TIRANE-Kryeministri në detyrë, Sali Berisha u ka rrëfyer dje, të gjithë mbështetësve në rrjetin social “Facebook”, se ka pasur një ditë relaksi. Ai ka postuar një koment, ku shprehej: “Sot e diel, pak relaks”. “Të dashur miq! Sot herët nisa ditën duke dëgjuar dy këngë të hershme rock të Paul Lekës; njëra ‘Greene Tambourine’, një hit i madh dhe themeluese e muzikës bubblegum, dhe tjetra, ‘Na na na, hey hey hey, kiss him goodbye’, një nga hitet më të famshme në historinë e Rock and Roll-it, e cila u shndërrua dhe është dhe sot një himn botëror në ndeshjet e futbollit e që është përkthyer në shumë gjuhë të huaja”, shkroi dje, Berisha në “Facebook”.
Më tej, ai vijoi: “Cilido nga ju miqtë e rrokut mund t’i dëgjojë këto dy këngë dhe, në një gjest krenarie për shqiptaro-amerikanin, Paul Leka, që bëri emër të madh në muzikën rok, t’i postojë ato tek të gjithë miqtë e tij të rrokut në FB”. “Paul Leka, - sqaron kryeministri në detyrë, - performoi në disa grupe të mirënjohura të rrokut. Ai shkruajti dhe kompozoi, vetëm ose me kolegë të tij, hite të famshme që kanë fituar çmime nga fundi i viteve ‘60 deri në Grammy të vitit 2013. Ai ishte producent i disa prej këngëve më të njohura të H. Chapin, S. Wonder, G. Gaynor, K. Kristofersson, R. Cooligde etj. Por duket se ‘Na na na, hey hey hey, kiss him goodbye’ do mbetet dhe trashëgimia e tij kulturore e pavdekshme! S.B.”, përfundon mesazhin e tij, Berisha, duke postuar edhe linqet e dy këngëve në Youtube. Në fakt, kjo e diel e kryeministrit në detyrë Berisha, nuk është diçka e rrallë për të. Edhe më parë, Berisha u është përkushtuar argëtimeve që kanë të bëjnë me muzikën, notin, ngjitjen në mal apo kalimin e kohës së lirë me mbesat dhe nipërit. Kështu, pak ditë më parë, ai u ironizua nga opozita pse kishte thyer një tjetër rekord të tij në not. Për 148 minuta, siç thuhej edhe në lajmet e publikuara në media, kryeministri aktual Sali Berisha kishte qëndruar në det duke notuar.
Dorëheqja
Kryeministri Sali Berisha vendosi të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD-së, pas humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit. Vetëm 3 ditë pasi u kuptua qartë se shumica e re anonte nga e majta, Berisha, me një fjalim prekës njoftoi të gjithë mbështetësit e tij se do ta linte të lirë rrugën për kryetarin e ri të PD-së. Vendin e tij në PD, tashmë e ka zënë kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve, deri në shtator, Berisha ka vendosur të jetë edhe më i pranishëm në rrjetin social “Facebook”. Në një koment ku ai vlerëson qeverinë e re “Rama”, para disa ditësh ai shkroi se: “Për herë të parë në histori, aleanca e 1 prillit iu paraqet shqiptarëve standardin e saj, kalimin nga qeveri parlamenti, në qeveri personale të Edi Ramës”. Berisha ka vlerësuar se: “Qeveria e re për oreksin e ministrave të saj, dosjet që kanë në prokurori për aferat për vjedhje dhe fshehje pasurie, mund të quhet jo qeveria e babëzisë, por qeveria e lukunisë. Qeveria e Piktorit është qeveria e garancisë së trafikantëve në grupin e PS”. “Në krye të Ministrisë së Brendshme një njeri, me të atin të arrestuar në flagrancë për trafik ilaçesh dhe histori skafesh etj. Qeveria e aleancës së 1 prillit është qeveria e neobllokmenëve, e nepotizmit, e ministrave me diploma false. Ky kabinet qeveritar është identik me qeverinë ‘Çarçani 2’. Përpara drejt së shkuarës me Piktorin dështak!”, ka komentuar ai.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera Braçe: Berluskoni të jetë shembull për Sali Berishën