E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Sektorët jetik të vendit po futen në krizë

Partia Socialiste ka dhënë alarmin se disa nga sektorët jetik të vendit po futen në krizë. Deputeti i PS-së Erion Braçe në një konferencë për shtyp duke përmendur disa nga sektorët që sipas tij po futen në krizë si ekonomia, rendi, mbrojtja, arsimi dhe shëndetësia theksoi se Berisha, po vazhdon të thellojë krizën ekonomiko financiare në vend. Sipas tij kriza ka rrëzuar buxhetin e shtetit dhe arka e shtetit është bosh. Ai shtoi gjithashtu se Sali Berisha po vazhdon teatrin e tij absurd të inaugurimeve për vepra për të cilat arka e shtetit nuk ka para.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›