E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brace Armet per Gaddafin skandal per Berishen

Pasi Shqipëria përmendet ne nje raport te OKB-së si vend që dyshohet se ka thyer embargon e armëve të vitit 2011 për regjimin e diktatorit libian, Muammar Gaddafi, reagon deputeti i Partise Socialiste, Erjon Braçe.

Në rrjetin e tij social në “Facebook”, Braçe shkruan se: “Sali Berisha, kryeministri i nje vendi anëtar të NATO-s ka ndihmuar dhe furnizuar me armatim, fisheke dhe automatike diktatorin gjakatar të Libise, Gaddafin”. Sipas Braçes, kjo është bërë në ditët e fundit të regjimit të tij dhe në shkelje të hapur flagrante të embargos së armëve dhe municioneve të vendosura nga OKB. Deputeti socialist thotë se raporti i hetimit eshte skandaloz dhe në 4 faqe, sipas tij, është dokumentuar dhe provuar qartesisht se qeveria e Shqiperisë, Ministria e Mbrojtjes dhe ndërmarrja “Meico” kanë dërguar armë direkt nga aeroporti “Nënë Tereza”. Për Braçen ky është skandali me i madh i turpshëm, mbase i fundit i kësaj qeverie të Sali Berishës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›