Braçe: Berisha gënjen për borxhin publik

Po zhvillohet seanca e Kuvendit të Shqipërisë. Deputeti i PS-së, Erjon Braçe tha se populli shqiptar po humb gjithçka, ndërkohë që kryeministri gënjen për ekonominë në vend. Braçe tha se borxhi i Shqipërisë është 682 miliardë lekë të reja. "Borxhi nuk është 60% siç thotë Berisha, por 100%", tha ai.
Në seacën e sotme pritet që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë propozimet e grupit parlamentar të PS-së për për plotësimin e vendeve të mbetura vakante nga opozita në disa struktura të Kuvendit, si rezultat i bojkotit të saj, si: posti i nënkryetarit të parlamentit dhe i kryetarëve të disa komisioneve të përhershme.
Pritet që në seancën kuvedore të raportojë edhe kryeprokurorja Ina Rama për punën e Prokurorisë së Pergjithshme.
"Ora News" po transmeton direkt seancën.