E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: U dorëzun pyetjet shtesë, 9 misione të KE në vend

Ashtu si ishte premtuar nga kryeministri Sali Berisha, se dorëzimi i pyetjeve shtesë të Pyetësorit për integrimin në BE do realizohej brenda 10 qershorit, Shqipëria i ka dhënë përgjigje edhe 170 pyetjeve shtesë të KE.

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, në një konferencë për shtyp, nënvizoi se kthimi i përgjigjeve është bërë ditë pas ditë në formatin elektronik. "170 pyetjet e reja së bashku me legjislacionin përkatës janë përcjellë ditë pas ditë në KE. Kemi përdorur formatin elektronik për kthimin e përgjigjeve", u shpreh Bregu.
Ministria Bregu theksoi se kërkesat për sqarime dhe pyetjet shtesë janë shoqëruar nga misionet e vëzhguese në terren nga Komisioni Europian. "4 misione kane kanë përfunduar vëzhgimin në terren. Dy misione janë në vijim të punës ndërsa tre të tjerë do përfundojnë vëzhgimin në fund të muajit", saktësoi ajo. Sipas ministres, misionet janë fokusuar tek lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. "Nuk ka pasur mospërputhje mes realitetit në terren dhe përgjigjeve që ne kemi dhënë në përgjigjet e pyetësorit", saktësoi ajo.

Sipas ministres, që nga 16 dhjetori kur pyetësori erdhi në Shqipëri janë respektuar të gjitha afatet kohore. " Që nga ardhja e pyetësorit deri sot kemi respektuar aftin kohor dhe kemi dëshmuar serozitetin e saj në procesin e plotësimit të detyrimeve për integrimin në BE", u shpreh ajo.

Komisioni Europian dërgoi 170 pyetje shtesë për Shqipërinë pas dorëzimit të pyetësorit nga Kryeministri Sali Berisha.
Pyetjet shtesë lidheshin me çështje që kanë të bëjnë kryesisht me Gjykatat, drejtësinë, veprimtarinë e Komisioneve hetimore, etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›