E Diel, 1 Nëntor 2026

Brace Denimi im akt politikper ti prere gjuhen opozites

TIRANE- Deputeti socialist Erion Brace e quan akt politik vendimin e gjykates qe e denon ate me 10 milion leke te vjetra per shpifje ndaj deputetes se PD Albana Vokshi. Gjyqtarja eshte bashkeshortja e kandidatit per kryetar bashkie ne Berat tha Brace. Vendimin e ka marre Fatime Decolli. I shoqi i saj Ilir Decolli kandidoi vjet ne Berat per logon e PD. Kjo eshte pjese e paketes se prerjes se gjuhes per opoziten tha Brace.

Deputeti socialist u shpreh se ceshtja qe ka shtruar ai eshte ne interesin publik. Padia e Vokshit eshte mbeshtetur ne dy deklarata te mia lidhje me ceshtjen e dhenies se 4 nga 6 vendburimet te naftes ne vend. Nje nga vendburimet me te medha te naftes ne toke ne Europe. E grabitur nga investitore aspak strategjike. Kjo eshte nje ceshtje qe ka te beje vetem me interesin publik tha Brace.

Jane 1500 faqe dokumente qe gjykatesja nuk i mori kurre ne konsiderate apo te kryente hetim per kete. Shtetasja Vokshi ankohet dhe konsideron shpifje vetem nje fjali qe une kam thene qe gjate kohes qe jane marre vendimet per dhenien e ketyre burimeve me koncesion kam thene qe zonja ne fjale ka qene anetare te keshillit mbikeqyres te Albpetrol. Keto jane dokumentet e deklarimit te pasurise se zonjes Vokshi qe e pranon vete qe ishte ne keshillin mbikeqyres te Albpetrol. Edhe ne dokumentet e QKR provohet kjo gje. Madje dhe nje deshmi ne prokurori e Albana Vokshit e pranon dicka te tille qe ne padi e mohon nenvizoi Brace.

Deputeti socialist tha se kjo ceshtje nuk mbyllet ketu por mbyllet kur burimet e naftes ti kthehen popullit dhe akuzoi sistemin gjyqesor si te korruptuar. Ne sistemin gjyqesor eshte krijura nje kase ku une jam eshte viktima e panumert ne radhen e viktimave te thjeshta te qytetareve te cileve iu merret cdo dite liria mbi pronen pasurine dhe liria per te jetuar. Kjo kase ne marreveshje te qarte me pushtetin duhet te shperbehet ndryshe do te kete nje pakice qe fiton nga padrejtesia dhe shumica dhunohet nga padrejtesia. Kasa qe nis nga gjykatat me te uleta shkon ne Gjykatat me te larta dhe ka instaluar kulturen e pandeshkueshmereise per korrupsionin dhe te ndeshkueshmerise per ata qe denonconje korrupsionin tha Brace.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›