E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grada ish drejtori Saimir Mucaj padit policine

TIRANE- Saimir Mucaj ish-Drejtori i Policise se Tiranes qe u ul ne detyre disa dite me pare ka paditur ne gjykate Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit pasi kjo e fundit i ka refuzuar kerkesen per te konkurruar per marjen e grades Drejtues i Pare. Refuzimi i kerkeses eshte bere ne 7 dhjetor 2011 periudhe kjo kur Saimir Mucaj ka qene ne krye te policise se kryeqytetit. Sipas padise te paraqitur ne 23 dhjetor 2011 Mucaj i kerkon gjykates se Tiranes te detyroje Drejtorine e Pergjithshme te Policise si dhe Departamentin per Sherbimet Mbeshtetese qe ta lejojne per te mare pjese ne konkurimin per marjen e grades Drejtues i pare. Padia prej 3 faqe pritet qe ne 20 shkurt te shqyrtohet nga gjyqtarja Manjola Bejleri ku pritet qe ne kete seance ish-drejtori te paraqite prova konkrete per te provuar argumentat ligjore te tij. Ne padi Mucaj shprehet se prej 4 vite e 8 muaj ka ushtruar funksionin e tij ne Policine e Shtetit me graden Drejtues. Sipas argumentimit te padise permbushja e kohes se siperpermendur mjafton qe Saimir Mucaj te hynte ne konkurim per graden Drejtues i pare kriter ky qe ai pretendon se e ka plotesuar. Mirepo pavaresisht kesaj me aktin numer 652/2 te dates 7 dhjetor 2011 Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit ka rezuar kerkesen per kunkurim te Saimir Mucaj cka ka bere qe ky i fundit ti drejtohet me nje padi civile Gjykates se Tiranes duke hapur konflikt ligjor me Policine e Shtetit. Nderkohe qe pak dite me pare me urdher te Drejtorit te Policise se Shtetit Hysni Burgaj u vendos ulja ne detyre e Saimir Mucajt i cili nga drejtor i policise se kryeqytetit u emerua ne kancelar i Akademise se Policise ne Sauk. Shkarkimi i Mucajt nga posti i kryepolicit te Tiranes erdhi ne nje moment kur kryeqyteti u perfshi nga ngjarje te njepasnjeshme kriminale ku mbeten te vdekura dy femra si dhe u plagosen dy persona te tjere. ne foto Sajmir Muca
elqy/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›