E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Ky është pushteti i elitës së korrupsionit

Deputeti i PS-së Erion Braçe ka hedhur sërish akuza ndaj qeverisë së kryeministrit Berisha se ka vjedhur votat e shqiptarëve dhe se është kapur nga korrupsioni.
"Jemi sot këtu përballë pakica e sundimtarëve dhe shumica e lirë e shqiptarëve theksoi Braçe duke shtuar se prej 20 ditësh ndodhen përballë dy botë të ndryshme.
"Jemi përballë prej 20 ditësh dy botë të ndara , bota e lirë dhe botën e kapur të elitës së korrupsionit që jeton në atë godinë" iu drejtuar Breçe protestuesve duke drejtuar me gisht nga godina e kryeministrisë.
Braçe gjithashtu ka akuzuar qeverinë se kursimet e shqiptarëve i përdori duke bërë një anti-miting në 1 maj kundër opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›