E Diel, 1 Nëntor 2026

Ylli: Opozita nuk tërhiqet nga kauza e saj

Opozita dhe aleatët e saj kanë filluar protestën e radhës në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në mbështetje të grevës së urisë për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Në fjalën e hapjes së protestës Deputeti i PS-së Fidel Ylli theksoi se opozita nuk do të tërhiqet nga kauza e saj.

"Sali Berisha i ka vjedhur këto zgjedhje dhe opozita nuk tërhiqet nga kjo kauzë. është një e drejtë që nuk e pengon as Kushtetuta shqiptare, as ajo e zotit Fule dhe as ajo e zonjës Pack", u shpreh Ylli.

Sipas tij kjo është një opozitë që do ta nderojë dhe do ta çojë deri në fund betejën për votën e lirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›