E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brace, Olldashit: Na zhytët në borxhe për rrugët elektorale

Erjon Braçe

TIRANË- Deputeti socialist Erjon Brace ka akuzuar qeverinë se ka rritur borxhin në kurriz të shqiptarëve për hapjen e kantiereve të rrugëve, ende të pambyllur, vetëm për qëllime elektorale. Ndërkohë që ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, thirrur në interpelancë nga Brace ka këshilluar këtë të fudnit të gjejë tjetër argument për të goditur qeverinë, pasi sipas ministrit historia e rrugëve në këtë vend është një histori suksesi.

Nevoja elektorale para zgjedhjeve 2009, e shtynë Berishën të hapte mbi 100 kantiere në vend, të cilët edhe sot janë ende të hapur. Pushtetin vërtetë e mbajtët, por jo nga kantierët, ata nuk janë mbyllur. Sot është i verifikueshëm dëmi që keni bërë, ju nuk kishit para në 2008, por borxh shumë të lartë publik, 54.8%, që në fund 2009, arriti 58%. Ju detyruat ndërtuesit të punonin me paratë e tyre, ndërkohë që pjesa tjetër u mor borxh nga ata në banka me interesa të larta- tha Brace.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›