E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Turqi: Të gjithë kemi gjak shqiptar

Ankara- Shqipëria dhe Turqia kanë konfirmuar jo vetëm nivelin e shkëlqyer të marrëdhenieve por kanë paraqitur një horoskop që parashikon një të ardhme edhe më të ngushtë në raportet politike, strategjike dhe ekononmike. Madje kryeministri Berisha shkoi me tej kur tha se të gjithë turqit që kam takuar më kanë thënë se kanë gjak shqiptar.

Pas një takimi kokë më kokë me kryeministrin Berisha, homologu turk, Recep Tayyip Erdogan, e vlerësoi Shqipërinë si një aleat strategjik të Turqisë në Ballkan. Dhe duke qenë se në këtë kohë globalizimi, aleancat strategjike nuk kuptohen pa ato ekonomike, kryeministri Erdogan deklaroi qëllimin e Turqisë për të shtuar investimet në Shqipëri, edhe për shkak se sipas tij, investimet e huaja janë më të sigurta në një vend që su prek nga kriza ekonomike globale.

Mund të them se Shqipëria është një ndër vendet e pakta në Evropë dhe në Ballkan që nuk u prek nga kriza ekonomike. Shqipëria e kaloi këtë pa vështirësi si Turqia. Sigurisht nuk mund të themi pa vështiresi fare pasi edhe ne kemi pak veshtirësi. Shqipëria me drejtimin e vet të suksesshem financiar dhe ekonomik e kapërceu këtë periudhë. Sigurisht duhet që duke u mbeshtetur fort në potencialet tona të vijojmë zhvillimin dhe mendoj se për sa kohë që do të jete e sigurt dhe e stabilizuar Shqipëria do të jetë shumë më e fortë. Dhe përderisa është një shtet që po tërheq investimet e huaja, kjo ekonomi do të vazhdojë të fuqizohet akoma më shumë. Aktualisht volumi tregtar mes dy vendeve është 400 milionë dollarë. Sigurisht që kjo nuk është nje shifër që tregon kapacitetin e vërtetë të dy shteteve. 30 biznemenë turq kanë investuar në shtetin shqiptar, gjë e cila rrit dhe marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve tona. Investimet e tyre kapin shifrën e 1mld dollarëve- tha ai.

Dy kryeministrat konfirmuan se Shqipëria dhe Turqia nuk kanë asnjë dallim në politikën e jashtme, madje ndajnë të njëjtin qëndrim të ashpër edhe ndaj Sirisë, çështje në të cilën kryeministri Erdogan ka marrë një rol lider kundër regjimit te presidentit Asad. Për kryeministrin Berisha ky është edhe një motiv tjetër qe shqiperia ti japë ndihmën e saj modeste

Turqisë në arenën e politikës boterore.
Shqipëria do të mbeshtesë turqinë me votën e saj per tu bërë anetare e Këshillit të Sigurimit ky ishte premtimi që i bëri kryeministri Berisha homologut të tij turk.

Kryeministrat Berisha dhe Erdogan nuk kursyen tonet miqësore ndaj njëri- tjetrit dhe kryeministri Berisha gjeti si arsye të vërtetë lidhjet e vjetra mes dy popujve. Ai tha se nuk ka takuar asnjë turk deri tani që të mos ketë lidhje gjaku me shqiptarët.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Berisha: Për energjitë e rinovueshme, i kemi potencialet Tiranë- Ne kemi mundësi të bëhemi një vend me 100...
  2. Berisha-Gül: Mbështetje të gjithanshme për vendin Turqi- Kreu i ekzekutivit shqiptar, Sali Berisha ka nisur sot...
  3. Ndryshime në ligjin e privatësisë, Berisha: Shtypi shqiptar i mbushur me trillime Tiranë- Kryeministri Berisha ka kërkuar që të ndryshohet Kodi Penal...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›