Brace: Pergjegjesit e tragjedise do ndeshkohen per 26 viktimat
"Ne deputetet e Partise Socialiste nuk mund te lejojme kurre qe tragjedia e Gerdecit te mbyllet pa ndeshkuar deri pergjegjesin e fundit per vrasjen e 26 shqiptareve ne Gerdec. Nuk do te kete parlament, nuk do te kete prokuror apo gjykates, qe te shpetoje vrasesit nga ndeshkimi". Nje paralajmerim i tille u be dje nga nenkryetari i Grupit kuvendor te PS-se, Erion Brace, i cili gjate nje komunikimi me mediat, duke shprehur vendosmerine e ketij Grupi parlamentar, beri me dije se "sikur 100 vjet te duhen per te arritur drejtesine, ne emer te atyre qe vdiqen ne Gerdec, te foshnjes ne bark te nenes, kjo kohe do te mbushet cdo minute, me perpjekje ligjore per te ndeshkuar krimin makaber te qeverise se Sali Berishes". Gjithashtu, sipas tij, nuk do te mbyllet dhe ceshtje demshperblimit financiar e te demtuarve te kesaj tragjedie. "Ceshtja e demshperblimit ne Gerdec, nuk do te mbyllet, deri kur i demtuari i fundit te marre qindarken e fundit per demin e prones se tij, te cilin ai e vlereson vete. Ne e kemi paraqitur ne Kuvend kete projektligj, ku Sali Berisha po pengon miratimin e ketij projektligji ne Kuvend", nenvizoi ai, lidhur me kete ceshtje. Por, nga ana tjeter, duke mos reshtur akuzat ndaj Berishes, Brace nenvizoi se "Kryeministri, qeveria e tij, ngaterruan shkronjat ne daljen e tyre te pare publike, per te fshehur vdekjen e baxhanakut te tij ne Gerdec. Ne i shprehem ngushellime Kryeministrit dhe familjes se tij. Por, vdekjen e nje njeriu, mund ta mbajne sekret vetem diktaturat me mizore dhe shpellat e Al Kapones. Ai nuk vdiq ne Korene e Veriut, por vdiq 15 km larg Tiranes". O.XH