Braçe: Përmbytjet nga paaftësia e qeverisë
Deputeti i kësaj partie, Erion Braçe, tha sot në një konferencë për shtyp, se "përmbytjet në veri të vendit, duke rrezikuar jetën e mijëra banorëve nuk janë produkt i fatkeqësive natyrore, por se kjo fatkeqësi vjen nga paaftësia e qeverisë". Sipas tij, "këto akuza nuk kanë bazë politike, por janë fakte të menaxhimit në mënyrë korruptive të kaskadave të lumenjve." Braçe deklaroi se "PS është pranë këtyre banorëve në këto ditë të vështira dhe u bën thirrje atyre të evakuohen menjëherë për të evituar një tjetër katastrofë kombëtare".