E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre fëmijë vriten çdo ditë nga konflikti në Afganistan

Ata janë viktima të atentateve, bombardimeve dhe luftimeve gjithmonë e më të dhunshme mes talebanëve dhe forcave perëndimore."Në vitin 2009, të paktën tre fëmijë janë vrarë çdo ditë nga incidentet që kanë ardhur si pasojë e luftës'', theksohet në raportin e ARM (Afghanistan Rights Monitor).      "Një rritje e fortë e dhunës ku përfshihen fëmijët e ka bërë 2009-n vitin më të përgjakshëm për ta që prej rënies së regjimit taleban në fund të vitit 2001'', thuhet aty.      Viktimat e para të luftës, fëmijët afganë kanë paguar çmimin më të rëndë në 2009-n, pasi më shumë se 1 050 prej tyre janë vrarë veçanërisht nga bombat artizanale të rebelëve, minat anti-njeri dhe eksplozivë të tjerë të mbetura nga konfliktet e mëparshme ose nga goditjet ajrore amerikane dhe të NATO-s, sipas ARM-së.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›