E Diel, 1 Nëntor 2026

Brace Privatizimi i Albpetrolnje afere gjigante korrupsioni

Opozita ka akuzuar qeverine se me shitjen e kompanise Albpetrol qeveria po perfshihet ne nje afere gjigande korrupsioni. Deputeti i Partise Socialiste Erjon Brace ka akuzuar qeverine se formula e paprecedente me te cilen po shet kompanine Albpetrol eshte nje afere gjigante korrupsioni me deme kolosale per qytetaret. Nje nje prononcim per mediat Brace eshte shprehur se duhet qe cdo shqiptare te kuptoje qe ato qe po shiten tani jane te drejtat per shfrytezimin e naftes dhe gazit.

Duhet ta kuptoje cdo shqiptar qe ato qe po shiten tani jane te drejtat per shfrytezimin e naftes dhe gazit. Po shiten perfundimisht. Nuk do kete me kush te drejte qe te shfrytezoje puset nafte ne Shqiperi pervec ketyre privateve me bekimin e Sali Berishe.

Rente minerare nga Albpetrol shteti merr edhe sot tatim-fitimi merr edhe sot. Por elementi qe iken nga pasuria publike eshte dividenti. Albpetrol deri me sot merrte dividente. Neser kete divident do ta marre private. Imagjinoni nje femije qe lind sot fati i te cilit eshte percaktuar per 25 vitet e ardhshme dhe ne fund te ketyre viteve ai femije do te jete punetor krahu ne vendin e tij asgje me teper sepse pasurite kombetare te atdheut te tij tashme para se ai te linde Sali Berisha i ka privatizuar.

Privatizimi i atdheut merr fund me privatizimin e Albpetrolit deklaroi Brace. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›