Braçe: Privatizimi i aseteve publike për korrupsion
Këtë vendim, Braçe e vlerësoi si dështimin përfundimtar të Qeverisë, mungesën e një plani serioz si dhe nisjen e një vale të re grabitjeje të pasurisë publike që nuk shpëton ekonominë e vendit.“PS vlerëson se, të nxjerrësh në shitje gjithë pasurinë kombëtare të vendit duke përfshirë edhe tokën, në kushtet e krizës ekonomike, nuk është thjesht mungesë vizioni, por një krim i qëllimtë për të shitur e blerë më të lirë, nisur nga qëllime korruptive e përfitime të mëdha personale, në ikje e sipër!”, theksoi ai për mediat. Deputeti Braçe, tha se qeveria ka rritur borxhin publik, çka në tre vitet e ardhshme, shqiptarët do të paguajnë mbi 202 mld lekë borxhe ose mbi 2 mld dollarë.