Braçe: Prokuroria të hetojë faturat e energjisë
Ai theksoi se deklaratat e drejtuesit të kësaj kompanie, janë të pa pranueshme, sipas të cilit me faturat nuk kishte lojë politike.
“Monopoli i OSSH është përfshirë në politikë qyshkur pranoi politikisht dhe jo ekonomikisht kërkesën elektorale të Sali Berishës për të mos rritur çmimin e energjisë elektrike për vitin 2009, me efekt në zgjedhjet e qershorit, duke flakur tej një plan ekonomik me një rritje më të butë e të arsyeshme të çmimit të energjisë në vitet që do të pasonin, duke përfshirë edhe 2010”, tha Braçe.
Sipas deputetit opozitar, aplikimi i çmimit të rritur më 1 Janar në faturat e Dhjetorit, është një veprim i qëllimshëm për llogari të OSSH. “Nuk mund të ketë gabim njerëzor në vijimësi dhe të shtrirë në afro 1 milion fatura që sipas ligjit janë titull ekzekutiv. Njerëzit po heqin bukën nga goja, po marrin borxh për ti paguar ato”, vijoi Braçe.
Për këtë arsye, ai ka kërkuar nga prokuroria të hetojë faturat e energjisë. “Grabitja me faturat e energjisë elektrike, duke aplikuar çmimin e rritur të energjisë elektrike – me fuqi ligjore nga 1 janari - që në muajin dhjetor, nuk mund të jetë më një çështje në verifikim, për më tepër nga ortakët e monopolit OSSH, ajo duhet të jetë një çështje nën hetim, gjykim dhe ndëshkim. Vjedhja është e provuar nga faturat, përmasa e saj duhet hetuar nga Prokuroria”, vijoi ai.