E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia: Komentet e zyrtarëve gjerman prvokues

"Disa komente të zyrtarëve politikë janë shumë negative, madje provokuese ndaj Greqisë", u shpreh Pecalnikos duke hedhur fjalën per ata politikanë të cilët i sugjeruan greqisë të shesë ishujt.

"Është për të ardhur keq që janë dëmtuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve. 350 000 grekë jetojnë ende në Gjermani", shtoi zyrtari kryeparlamentari grek duke theksuar se në ambasadën e greke në Berlin mbërrijnë shpesh e-maile ofenduese.

Ndërkohë që dje, kancelarja gjermane Angela Merkel u përpoq të zbuste situatën e acaruar duke përgëzuar Athinën për përpjekjet që po bën dhe u shpreh se grekët nuk kanë aspak nevojë për një ndihmë financiare.

Shtypi gjerman, me në krye të përditshmen popullore "Bild", shpërthen në zemërim kundër Greqisë, duke e akuzuar si shumë dorëlëshuese, të korruptuar dhe që i mungon fryma e garës.

Papandreu u kundërpërgjigj duke thënë se "grekët nuk e kanë korrupsionin në gjak, ashtu siç nuk e kanë gjermanët nazizmin.Mendoj se ka zgjidhje më krijuese për zvogëlimin e deficitit buxhetor se sa shitja e ishujve grekë".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›