E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Qeveria po thellon krizën me borxhe të reja

Partia Socialiste, nëpërmjet deputetit Braçe ka akuzuar qeverinë se po thellon krizën me borxhe rë reja, duke konfirmuar edhe një herë se arka e shtetit është bosh"Dje, Qeveria dhe Sali Berisha vendosën të ndryshojnë nivelin e deficitit në buxhet, duke konfirmuar edhe një herë se arka e shtetit është bosh, duke marrë përsëri, gjithnjë e më shumë, para borxh, duke shkelur Kushtetutën, duke shkelur ligjin "Për Buxhetin",duke anashkaluar Kuvendin", tha Braçe.Sipas Braçes, dje qeveria dhe Sali Berisha vendosën të marrin sërish borxh, jo për rrogat e dhjetorit, as për të kompensuar gjysma gjasme shpërblimet, as fare për të paguar pagat e prapambetura për më të varfrit, invalidët, të papunët, por për faturën e borxheve elektorale që u përpinë në skemën kriminale të Sokol Olldashit përbërë nga qindra kantiere vizuale, por pa vepra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›