E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Shitja e Albpetrol, nisma e fundit e Berishës Atdheu Privat

Gazeta Shqip

Ndërsa Ministria e Ekonomisë ka paralajmëruar se mesditën e nesërme do të hapet tenderi ndërkombëtar për privatizimin e “Albpetrol”, deputeti socialist Erjon Braçe ka akuzuar kryeministrin Berisha po kryen aktin e fundit të nismës Atdheu privat “!

Nëpërmjet rrjetit social Facebook, deputeti Braçe ka denoncuar abuzimin që po kryhet me shitjen e kompanisë më të madhe në vend.

Pavarësisht kundërshtisë për një proces të tillë, pavarësisht hyrjes së procesit në një zonë rreziku ku prej saj mund të ndryshojë edhe politika strategjike e Shqipërisë-për shkak të saj edhe kombit, Sali Berisha po i shkon deri në fund shitjes së kompanisë më të madhe dhe unike në vend! Muaj më parë, Sali Berisha kaloi në Kuvend një ligj me anë të të cilit i kalon kompanisë “Albpetrol” të gjitha të drejtat mbi vendburimet e naftës, zonat naftëmbajtëse në tokë e det, kontratat aktuale dhe pjesën e shtetit në to, së fundi edhe të drejtën për të ndërtuar rrjetin kombëtar të gazit! Pra, Albpetrol, tani kompani private do të ketë të drejta që kudo i kanë shtetet sovrane: të japë leje për kërkim vendburimesh, të japë leje për shfrytëzim vendburimesh, të marrë pjesën e shtetit në kontratat aktuale, të marrë pas 20 vitesh edhe vendburimet e lëshuara me kontrata sot, të kontrollojë vetë apo të japë leje për ndërtimin e rrjetit kombëtar të gazit!

Të gjitha të drejta që i takonin shtetit shqiptar! Të shitura tek një kompani private! Deri më sot i kishte Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore Shqiptare!!

Ky është supermonopoli që nuk do e kenë shqiptarët përmes shtetit të tyre! Joooo! Këtë do e ketë një privat që e zgjedh Berisha!!!

Në anë tjetër, me këtë privatizim, Sali Berisha e nxjerr shtetin nga sektori strategjik i naftës. Jashtë nga e gjithë industria e naftës!!!

Sot, Sali Berisha ka lëshuar: Kërkimin e vendburimeve të naftës; prodhimin e naftës; përpunimin-rafinimin e naftës.

Asgjë publike, e gjithë industria private! Madje pothuaj monopol privat!

Por tërësisht e dështuar! Madje duke penguar zhvillimin!

Kërkimi i naftës ka dështuar: asnjë vendburim i ri nafte nuk është zbuluar e nuk i është shtuar vendburimeve ekzistuese të naftës;

Prodhimi i naftës është shtuar por rezulton thjesht plaçkitje: kontratat, ato dy kryesoret nuk janë zbatuar, ndërkohë Buxheti i Shtetit ka marrë zero lekë nga fitimi prej prodhimit të naftës;

Përpunimi i naftës ka dështuar; privatizimi i dy rafinerive të naftës prej biznesmenit Rezar Taçi ka rezultuar dështim, jo vetëm për shkak të moszbatimit të kontratës së privatizimit por edhe për shkak të hyrjes së kompanisë në një zinxhir shumë të madh borxhesh!

Ky është produkti i privatizimit dhe dështimi po merr peng zhvillimin e industrisë së naftës, pasurisë më të madhe të shqiptarëve!! Imagjinoni, ne nxjerrim nga nëntoka 1 milionë tonë naftë, më shumë se dyfishi i konsumit tonë vjetor, të cilin e importojmë me 1020 dollarë për ton, 40% më shtrenjtë sec shesim naftën tonë!

Ndaj ne vijojmë të jemi të varfër! Sali Berisha mbetet i pasur!

Fusnotë: Ky është qëndrimi im, opozita zyrtare po hesht frikshëm, shkruan Braçe.

6 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Braçe: Shitja e Albpetrol, nisma e fundit e Berishës Atdheu Privat burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›