Berisha- Rikerit: Jam i vendosur për zgjedhje të lira. Kur nuk ka qenë i vendosur ky njeri?
Kryeministri Berisha ka takuar sot zv.ndihmësin e sekretares Hillary Clinton, Philip Reeker, dhe nga zyra e shtypit e tij ka dalë ky njoftim: E njoha zotin Reeker me të gjitha reformat e ndërmarra, me problematikën që përballemi, dhe me vendosmërinë e qeverisë për të bërë çdo gjë për zgjedhje të lira e të ndershme si dhe ftesën time ndaj qeverisë dhe institucioneve të SHBA-ve për një prani sa më të gjerë në zgjedhjet e ardhshme.
Berisha ka 14 vjet që është drejtëpërdrejtë në krye të punëve në Shqipëri, e në këto 14 vjet ai ka administruar afro dhjetë procese zgjedhjesh parlamentare e komunale. Në të gjitha rastet u ka shprehur amerikanëve vendosmërinë për zgjedhje të lira e të ndershme, dhe ka ftuar vëzhgues amerikanë të monitorojnë proceset elektorale. Por zgjedhjet kanë qenë gjithë kohën jo të lira e jo të ndershme (sipas përfundimeve të ODIHR-it).
Nuk u lodhën këta amerikanët duke dëgjuar të njëjtat premtime e duke marrë të njëjtat garanci nga i njëjti njeri?
