E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brace Skandali i Bashes perdite e me i qarte. Te tjera pyetje per te

Deputeti socialist Erion Brace tha sot se skandali holandez i pasurise dhe pasaportave te kandidatit Basha po qartesohet dite pas dite.

Sipas Braces eshte e provuar dhe e pranuar boterisht qe blerja e shtepise ne Holande eshte materializuar permes aktesh juridike qe bartin te dhena te rreme konkretisht eshte certifikuar nen nje pasaporte te identifikuar si amerikane kur nuk ka qene e tille nderkohe qe ministri e ka blere shtepine duke u hequr si amerikan e duke u fshehur si shqiptar konfirmuar nga noteri i akteve dhe pranuar nga ish ministri. Pra ne nuk kemi genjyer ne kemi thene te verteten.

Me tej ai u ndal ne blerjen e shtepise ne Holande nga Basha e cila u mundesua permes nje kredie te madhe vlera e se ciles eshte me e vogel se vlera e blerjes dhe shpenzimeve te kryera per shtepine konfirmuar dhe pranuar nga ILDKP. Pra ne nuk kemi genjyer ne kemi thene te verteten.

shte e provuar dhe e pranuar boterisht qe ministri Basha ka identitet te shumfishte pra disa pasaporta shqiptare 4 diplomatike - njera e marre dhe perdorur prej tetorit te vitit 2003 3 te tjerat marre dhe perdorur prej janarit te vitit 2007. Pranuar dhe justifikuar banalisht nga ish-ministri me nje rregullore te perkohshme te kohes se luftes ne Kosove vetem per ministrin e Jashtem e jo per ministrin e Brendshem.Pra ne nuk kemi genjyer ne kemi thene te verteten.

Gjithashtu deputeti socialist ngriti ngriti pyetje te tjera ne adrese te ish-ministrit Basha deh Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive. Ministri ka deklaruar se ka shitur shtepine ne Holande ne vitin 2007 me parate e marra nga shitja ka shlyer menjehere kredine e shtepise ne shumen 199 726 euro. Keto para nuk kane qene ligjerisht ne vitin 2007. Shtepia eshte shitur ne prill 2008 dhe parate jane arketuar vetem ne ate kohe. Pra parate nuk kane ekzistuar ne 2007.

Qe te mos marrim si pergjigje nje tjeter lapsus sot dua tu jap faktin e ri konfirmues Ministri Basha ka udhetuar pra eshte larguar nga Rinasi ne date 1 prill 2008 me kompanine LUFTHANSA-000001 ne oren 1204 me pasaporten diplomatike D0001313-AL dhe eshte kthyer ne Rinas ne date 5 prill 2008 ne oren 2304 po permes kompanise LUFTHANSA me te njeten pasaporte diplomatike.

Kontrata e shitjes se shtepise ne Holande eshte e datave 2-3 prill 2008 dhe nr i pasaportes te shenuar ne akt eshte i njejte me numrin e pasaportes me te cilin ka udhetuar ministri.

E dyta ministri dhe noteri i tij kane shquar pasaporten me nr. 0160138 si pasaporte shqiptare. Askush nuk e ka pare deri tani kete pasaporte. Ne vend te nje pergjigjeje me lapsus ne i kerkojme serish ministrit te tregoje e dorezoje tani pasaporten me numer 0160138 te plote e flete me flete. Ne po presim Qytetaret jane te paret dhe e para per ta eshte e drejta per tu informuar

Mbetur ne pritje dua te formuloj nje tjeter pyetje te re qe kerkon pergjigje Zoti Basha vetem kur keni qene minister keni perdorur tre pasaporta te vlefshme ne te njejten kohe E keni perdorur me heret kete praktike te identitetit te shumfishte permes disa pasaportave Ne dhe qytetaret po presim tha deputeti Brace.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›