E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafikimi ne kerkim nje 22-vjecar nga Fieri

Nje 22-vjecar nga Fieri eshte shpallur ne kerkim nga policia e komisariatit te Fierit. Kane qene punonjesit e seksionit kunder trafiqeve prane kesaj drejtorie ata qe kane shpallur ne kerkim 22-vjecarin Enea Ngresi banues ne fshatin Ferme lirim.


Ndaj ketij shtetasi ka filluar procedimi penal per vepren penale te Trafikimit te femrave per prostitucion.


Sipas ketij seksioni ky shtetas ka shfrytezuar per prostitucion prej rreth kater javesh nga muaji mars -prill ne nje qytet te Italise pikerisht ne Milano nje shtetase nga Fieri me inicialet F.S.


Ajo ka ardhur ne vendlindjen e saj dhe ka bere edhe denoncimin perkates duke akuzuar shtetasin e sipercituar per trafikim.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›