E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Treguesit fiskalë në këto 7 muaj përgënjeshtrojnë Boden

TIRANË-Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar sot pas deklaratës së një dite më parë të Ministrit aktual të Financave, Ridvan Bode, duke nënvizuar se "Berisha e përvëloi këtë tokë. Tokë më të djegur se kjo, Sali Berisha la pas vetëm në vitin 1997".

Në rrjetit social "Facebook", Braçe shkruan se "dëgjova dje me shumë vëmendje deklarimet publike të Ministrit të Financave në detyrë, por njëherësh, sapo pashë treguesit fiskalë janar- korrik 2013 të prodhuar nga Ministria e Financave, për fat të keq, treguesit përgënjeshtrojnë ministrin, madje dëshmojnë se ai gënjeu në më shumë se një rast".

Duke renditur një sërë treguesish, deputeti i selisë rozë thekson se "sipas treguesve, rezulton e provuar se Qeveria e Sali Berishës nuk ka zbatuar ligjin për buxhetin e shtetit, duke krijuar një situatë të rëndë financiare!Kështu, të ardhurat nuk janë realizuar sipas ligjit dhe mungojnë 115. 000. 000 dollarë; vetëm në të ardhurat tatimore mungojnë 146. 000. 000 dollarë".

Braçe shton se në të ardhurat nga tatimet e doganat mungojne 131. 000. 000 dollarë, duke vënë në dukje se "kjo dëshmon qartë se administrata fiskale e qeverisë ka krijuar një defiçit skandaloz në të ardhura, defiçit që ka vënë në vështirësi serioze buxhetin e shtetit".
Referuar deklaratës së Bodes, sipas të cilit, ky defiçit në të ardhura është krijuar nga pushteti vendor, Braçe e përgënjështron duke nënvizuar se "nga të dhënat e Ministrisë së Financave, plani i të ardhurave nga pushteti vendor ka qenë:75. 000. 000 dollarë; fakti i të ardhurave nga pushteti vendor është: 64. 000. 000 dollare. Pra, mosrealizimi i te ardhurave nga pushteti vendor eshte vetem 11 milion dollare, ose 12 here me i vogel se mosrealizimi i te ardhurave nga administrata e qeverise".

Në vijim të deklarates së ministrit Bode, ku tha se ky deficit eshte krijuar edhe nga mosreflektimi ne buxhet i favoreve fiskale qe qeveria beri pak para fushates elektorale, deputeti Braçe shkruan se "kjo është një dëshmi e qartë se si financat publike u përdoren për të favorizuar një grusht klientësh apo se si financat publike u përdorën për qëllime të fushatës elektorale".

"E verteta është se deri në 10 ditëshin e parë të qershorit nuk kishin hyrë ne zbatim favoret fiskale edhe për shkak të vonesës së udhëzimeve të ministrisë për aplikimin e tyre. Favori fiskal i miratuar në prill për TVSH, e imputeteve bujqesore u anulua në maj dhe nuk pati asnjë efekt; fatura e këtyre favoreve fiskale me bazë vjetore, paraqitur në Kuvend është shumë e vogel se deficiti në të ardhura i krijuar në tre muaj", deklaron Braçe.

Deputei socialist i kërkon Ministrit të Financave që të publikojë listën me emrat e përfituesve nga këto favore fiskale, veçmas nga TVSH, si dhe shumat përkatëse për secilin. 

TË ARDHURAT NUK JANE REALIZUAR, MUNGOJNE
Nga të Ardhurat nga Tatimet e Doganat -131. 000. 000 $
Nga TVSH,- 76. 000. 000 $
Nga Tatim Fitimi,- 5. 000. 000 $
Nga Akciza, 36. 000. 000 $
Nga Taksa Nacionale, 14.000. 000 $
Nga pushteti vendor mungojnë 11 mln $
Të ardhurat 48 mln $ më pak se ne 2012
Të ardhurat tatimore 54 mln. $ më pak se në 2012
Të ardhura tatime+dogana 53 mln. $ në pak

HUAMARRJA
Në 7 muaj 247 mln.$

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Bode: Ja situata me financat, nuk ka përkeqësim të treguesve fiskal

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›