E Shtunë, 31 Tetor 2026

Censusi grek: 52.7% e të huajve në Greqi, janë shqiptarë

Greqia ka publikuar të dhënat e Censusit të realizuar në vitin 2011.

Sipas këtyre të dhënave, rezulton se popullsia rezidente greke në vitin 2011 numëronte 10 815 197 njerëz, nga të cilët 49% janë meshkuj dhe 51% janë femra.

Sipas Autoritetit grek të Statistikave, 9 903 268 njerëz kanë nënshtetësi greke, 199 101 janë qytetarë të BE, 708 003 janë qytetarë të vendeve të tjera dhe 4 825 rezultojnë pa shtetësi apo me kombësi të paqartë.

Nga të dhënat, përqindja më e madhe e të huajve që jetojnë në Greqi janë shqiptarët, pasuar nga bullgarët, rumunët etj. Kështu bëhet e ditur se shqiptarë janë 52.7% e të huajve, bullgarë 8.3%, rumunë 5.1%, pakistanezë 3.7% dhe gjeorgjianë 3%.

Bazuar në këto të dhëna, numri i shqiptarëve llogaritet si 52.7% e 708 003 njerëzve nga vende të tjera (jashtë BE-së), pra sipas Censusit, janë rreth 373 116 persona.

Ndër të tjera në Census, mësohet se mosha mesatare e popullsisë rezidente në Greqi është 41.9 vjet, ku në ishullin e njohur turistik Mykonos paraqitet mosha mesatare më e ulët (37 vjet), ndërsa në Hariana më e larta (49 vjet).

Ka edhe të dhëna lidhur me statusin martesor, familjet dhe karakteristika të tjera.

(Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›