E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Vonesat në votime, po rrezikojnë standartet

Deputeti i Partisë Socialiste në një dalje për mediat në njësinë numër 5, lëshoi apel ndaj Partisë Demokratike, për të vijuar punën e numërimit të votave me ritme më të shpejta, ndërsa janë numëruar gjatë ditës vetëm pesë kuti.

Deputeti opozitar theksoi se çelsi i zgjidhjes do të jetë vetëm përshpejtimi i procesit të numërimit të votave.

Për këtë, ai deklaroi se opozita është e vendosur për të numëruar cdo votë me drejtësi, dhe se janë të gatshëm të apikojnë numërimin deri në kutinë e fundit, ndonëse pala tjetër nuk po tregon vullnet, duke rrezikuar kështu, standartet e shumë kërkuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›