“Tonight Ilva Tare”: E kujt është Tirana?

Ndërsa kanë kaluar 4 ditë nga dita e cila çeli procesin e votimit, për të marrë rezultatin për kryetar Bashkie, shumë zona në Tiranë kanë përfunduar, por jo më pak shfaqen në zonën 9 dhe 5, në të cilën rezultatet vijojnë, kjo dhe si pasojë e bastioneve dhe rezultatit të paramenduar.
“Tonight Ilva Tare”, vijon të sjellë të gjitha vlerësimet nga analistë dhe deputetë, kjo në këndvështrime të ndryshme. Në një lidhje live, falë dhe gazetarëve të cilët përcjellin lajmin në kohë reale, në dy linja të ndryshme, ambasadori amerikan Alexander Arvizu dhe Ambasadori i BE, Etore Sequi, përcollën mesazhin se procesi do të jetë i monitoruar, pasi zgjedhjet janë mjaftë të rëndësishme për demokracinë.
Në lidhje me këtë çëshjte, publicisti Dritan Hila, kritikoi të gjithë këtë proces të vonuar, ku në ditën e katërt të numërimit të votave, çdo gjë i ka kaluar afatet dhe beteja për të fituar bëhet e lodhshme, për të caktuar fituesin.
Ndërkaq, në të njëjtën linjë qëndroi dhe Ylli Manjani, përfaqësues i LSI-së në KQZ ndërsa citoi se për shkak të klimës së mosbesimit, që është shfaqur nga të gjitha palët, sistemi është i paraparë që të ketë vonesa, ndonëse në Shqipëri jemi ende nën një sistem të përqëndruar të numërimit të fletëve.
Në vijim të kësaj analize politike, ai vuri në dukje se kohë më parë duhej bërë reforma zgjedhore, para zgjedhjeve aktuale, kjo dhe si një garanci. Për ta, protagonizmi i ndërkombëtarëve nuk është në shërbimin dhe vlerësimit për të kapluar këtë ngërç, por veçse të pranishëm fizikisht në njësinë nr.5, sjell dhe një stepje për standarte demokratike.