Braçe denoncon koncensionet e naftës që zgjodhën presidentin
Tiranë – Deputeti socialist Erjon Braçe ka hedhur dyshime të forta për mënyrën e privatimit të një zonë këkrimi nafte në favor të një kompanie të huaj, në një moment kur e tërë vëmendja e publikut dhe politikës ishte përqëndruar tek zgjedhja e presidentit.
Braçe i tregoi medias dokumentave zyrtare që tregojnë një vendim të qeverisë, që sipas tij parlajmëron një tjetër aferë korruptive në fushën e koncesioneve në naftë. Vendimi miraton një marrëveshje për kërkim nafte mes qeverisë shqiptare dhe një kompanie izraelite të regjistruar në Qipro për një zonë mbi 5 mijë kilometër katrorë në det, e cila ishte dhënë më parë si territor që do të privatizohej me Albpetrolin.
Zoti Brace deklaroi për mediat se momenti në të cilin qeveria nënshkroi marrëveshjen i rrit edhe më shumë dyshimet për një aferë jo transparente. Vëendimi i qeverisë u mor pikërisht në vigjilje të zgjedhjes së presidentiti, duke hedhur dyshime se këto koncesione ekonomike janë shkëmbyer me koncensione politike në këmbim të votave për proesidentin.
Sipas tij, marrëveshja që i jep kompanisë Emanuel Adriatic Enerxhi me seli qëndrore në Izrael por e regjistruar në Qipro, është grabitja e radhës që qeveria po i bën pasurisë më të madhe të vendit në favor të klientëve të saj.
Zona prej 5070 kilometër katrorë në të cilën kompania qipriote do të kërkojë për naftë më parë ishte pjesë e privatizimit të Albpetrolit, në të ashtuquajturën lista C. Por me një vendim të papritur, teksa procesi i privatizimit të Albpetrol kishte nisur dhe 7 kompani kanë tërhequr dokumentat, qeveria e ka hequr këtë zonë nga harta e Albpetrol, duke ja dhënë kompanisë qipriote.