E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë- Masakrohet me thikë në zyrë kreu i privatizimeve

Kosovë- Shefi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj është qëlluar për vdekje me thikë mesditën e sotme.

Ekzekutimi i tij ka ndodhur në zyrën ku ai punonte, por ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Pas plagëve të marra ai është dërguar në spital ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, por sipas mjekëve plagët ishin të thella dhe ai nuk mundi të shpëtonte.

Sipas mediave kosovare ai kishte marrë plagë të rënda në fyt dhe në zemër.

Policia ka nisur menjëherë hetimet, por nuk dihet se kush mund tëjetë autori dhe shkaqet që mund ta kenë çuar në ekzekutimin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›