Braçe për protestën: Këta shkatërrojnë, ne ndërtojmë. Këta djegin, ne shërbejmë

Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas protestës së sotme edhe pse me një pjesëmarrje të ulët, e mjaftueshme sipas tij, për të thyer semaforët, shkatërruar tabelat dhe bërë sopash stacionet e autobusëve.
Duke publikuar edhe një video nga kjo protestë, Braçe shprehet: “ja kaq, por fuqi e mjaftueshme për të thyer semaforët, shkatërruar tabelat, bërë copash stacionet e autobusëve, djegur koshat e plehrave, përdorur kriminalisht fëmijët dhe për të përhapur infeksionin edhe më gjerë e masivisht në Tiranë, një qytet që ka çdo ditë mbi 350 të infektuar të rinj, 4, 5, 6 të vdekur nga infeksioni çdo ditë”.
“Këta janë. Kaq dinë të bëjnë. Kështu e kanë nisur herët, të tillë do jenë deri sa të shuhen. Nuk jemi njësoj. Këta shkatërrojnë, ne ndërtojmë. Këta djegin, ne shërbejmë”, shprehet Braçe.