E Enjte, 5 Nëntor 2026

PD i përgjigjet Ramës: Arroganca 7 vjeçare e qeverisë, shkaktarja e vetme e revoltës së të rinjve

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ku tha se shkak i vetëm i revoltës së të rinjve ka ardhur si pasojë e arrogancës së qeverisë në këto 7 vite. Sipas Bardhit, keq qeverisja, dhuna dhe arroganca 7-vjeçare janë shkaktarët e vetëm të revoltës të të rinjve. “Gjuha e urrejtjes dhe përpjekjet e dëshpëruara të Edi Ramës për të fajësuar PD për 7 vitet e dështimit, premtimeve boshe dhe arrogancës së tij, tregojnë sa larg realitetit ku jetojnë shqiptarët, është ky njeri dhe shpura e tij. Keqqeverisja, dhuna dhe arroganca 7 -vjecare e Edi Ramës janë shkaktarët e vetëm të revoltës dhe zemërimit të të rinjve”, shkruan Bardhi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›