Brahimi në vend të Annan

Përkundër pohimeve se i deleguari i deritanishëm i OKB’së dhe i Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Annan, do të zëvendësohet nga Javier Solana apo Miguel Angel Moratinos, diplomatët e OKB kanë njoftuar se për pasues të Annanit do të emërohet ish-ministri i Jashtëm algjerian, Lakdar Brahimi.
Po qe se Brahimi nuk e refuzon detyrën e re, emërimi i Brahimit pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme.
Ndryshe, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Brahimi ishte emisar i OKB’së në Afganistan, e pas ndërhyrjes amerikane në Irak, më 2003, mbajti të njëjtin post edhe në Bagdad.
Sipas diplomatëve ndërkombëtarë, i mbetet Këshillit të Sigurimit të vendos nëse Brahimi do t’i përmbahet planit paqësor të Annanit, apo do të kërkojë mënyra tjera për përfundimin e luftimeve në Siri.