E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brahja kërkon lirim për shkak të shëndetit të rënduar

I dënuar me dhjetë vite heqje lirie, për grabitje me armë të bankës së Tropojës, Petrit Brahja i kërkoi sot Gjykatës së Tiranës lirim për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Gjykata e kaloi cështjen për shqyrtim nëTropojë. 

TIRANE- Petrit Brahja i dënuar me dhjetë vite heqje lirie, për grabitje me armë të bankës së Tropojës, i kërkoi sot Gjykatës së Tiranës lirim për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, vendim për të cilin kjo gjykatë shpalli mos kompetencën, duke ia kaluar për shqyrtim gjykatës së Tropojës.
Petrit Brahja ka qënë i pranishëm në gjykatë sot nën masa të forta sigurie dhe pretendon se pas ekstradimit nga Franca tre muaj më parë kanë tentuar ta vrasin në burg dy herë.

Petrit Brahja i akuzuar shpesh edhe nga kryeministri Berisha si pjesëmarrës në vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë e cila nuk është vërtetuar kurrë, ka mbetur i paralizuar në vitin 2001 gjatë një atentati, por ai pretendon se në spitalin e burgut nuk po trajtohet sic duhet dhe se jeta e tij është në rrezik.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›