Shamku: Orët e mësimit zëvendësohen me orë mitingjesh
Kryetarja e Komisionit të Edukimit në Asamblenë Kombëtare të PS, Ledi Shamku ka qenë sot në Lushnjë, për të parë nga afër mbylljen e shkollave njëra pas tjetrës për shkak të mitingut që do të zhvillonte atje kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.
LUSHNJE- Kryetarja e Komisionit të Edukimit në Asamblenë Kombëtare të PS, Ledi Shamku ka qenë sot në Lushnjë, për të parë nga afër mbylljen e shkollave njëra pas tjetrës për shkak të mitingut që do të zhvillonte atje kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.
Në orën 11.30 të gjitha shkollat e qytetit të Lushnjës dhe periferisë ishin të mbyllura për të qenë pjesëmarrës në mitingun elektoral të kryetares së Kuvendit.
Ledi Shamku denoncoi përdorimin nga ana e qeverisë të fëmijëve të shkollave në mitingjet elektorale të Partisë Demokratike.
“E kemi denoncuar edhe më parë, ndërkohë që edhe mediat e pavarura, Avokati i Popullit dhe Shoqata për mbrojtjen e fëmijëve e kanë denoncuar keqpërdorimin e fëmijëve në fushatë elektorale. Mesa duket ora e edukimit qytetar në shkolla është zëvendësuar prej kohësh në orë të pjesëmarrjes së fëmijëve në mitingjet elektorale të PD-së”, tha Shamku.
Shamku ka deklaruar se ora e edukimit qytetar në shkolla është zëvendësuar prej kohësh në orë të pjesëmarrjes së fëmijëve në mitingjet elektorale të PD-së.
(e.n/BalkanWeb)