Braho pret ministren e Drejtësisë së Austrisë, Sporrer

TIRANË, 29 prill /ATSH/ Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodjan Braho priti të mërkurën në ambientet e SPAK ministren e Drejtësisë së Austrisë, Ana Sporrer.
Takim vjen në vijim të bashkëpunimit mes dy vendeve, pas operacionit të zhvilluar në fillim të këtij muaji, ku autoritetet shqiptare dhe austriake goditën disa qendra telefonike në Tiranë të dyshuara për mashtrime ndaj qytetarëve europianë
Gjatë ndalesës në Tiranë, Sporrer është takuar edhe me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu.
/a.f/