E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braktis ‘X Factor’ përpara se ta ‘shqelmojnë’

Posa mori vesh lajmin se duan ta ‘shqelmojnë’ nga paneli i,’X Factor”, këngëtarja, Britney Spears, e braktisi vetë spektaklin përpara se shefi, Simon Cowell ti thoshte mirupafshim.

Muajin e kaluar, u bë e ditur se Britney nuk do të jetë në edicionin e radhës së, ‘X Factor’ në Amerikë për shkak që, Simon nuk u nda i kënaqur me performancën e saj gjatë edicionit që sapo përfundoi.

Por, një burim tha se arsyeja kryesore pse ajo po braktis spektaklin është sepse dëshiron t’i përkushtohet muzikës. Besohet se, 31 vjeçarja është duke punuar në albumin e ri i cili përveç tjerash, do të sjellë edhe bashkëpunime të shumta që ka realizuar këngëtarja me emra të njohur të muzikës./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›