Braktis spektaklin për Jennifer Lopez?

Reperi i njohur Diddy thuhet të ketë braktisur panelin e spektaklit American Idol pasi është bërë e ditur se në panel si gjyqtare do të kthehet edhe ish e dashura e tij, Jennifer Lopez.
Diddy dhe Lopez kanë qenë në lidhje nga 1999 deri në 2001. Diddy ishte paraparë që të nënshkruante kontratën për herë të tretë për të qenë në panelin e American Idol por sipas dira burimeve, me të kuptuar që kolege e tij do të jetë edhe Jennifer, ai nuk ka nënshkruar kontratën.
Ndërkaq, një gjë të tillë e kanë mohuar miqtë e reperit duke thënë se ky është vetëm një thashethem. /Indeksonline/