Braktis viktimen, identifikohet
FUSHE-KRUJE- Nje 65-vjecar gjeti vdekjen paraditen e djeshme, ne aksin rrugor Fushe-Kruje-Lezhe. Sipas forcave blu te vendngjarjes, viktima Shaqir Hysi eshte perplasur per vdekje nga nje automjet ne afersi te Fushe Milotit, nderkohe qe autori i ngjarjes eshte larguar me shpejtesi nga vendi i perplasjes. Megjithate, hetuesit e ngjarjes munden ta identifikojne ne kohe autorin e aksidentit dhe tashme po punojne per kapjen e tij. Bashke me autorin, eshte identifikuar edhe targa e makines me te cilen u perplas dhe gjeti vdekjen e menjehershme 65-vjecari. Pritet arrestimi i tij nga policia e Kurbinit.