E Shtunë, 31 Tetor 2026

E aksidenton emigranti

LIBRAZHD- Nje 46-vjecar u aksidentua dje ne Librazhd, pasi u perplas nga nje automjet, dhe ndodhet ne gjendje te rende per jeten. Aksidenti ndodhi prane vendit te quajtur kthesa e Perrenjasit, ne aksin rrugor Perrenjas-Librazhd. Sipas burimeve policore, Kadri Omeri, lindur ne Skroske te Librazhdit dhe banues ne Lushnje, ishte duke ecur ne drejtim te automjetit te tij, kur u perplas nga nje automjet tjeter me targa greke YMZ 42 85. Policia e Librazhdit arrestoi ne flagrance autorin e aksidentit, i cili aktualisht ndodhet ne dhomat e paraburgimit. Blute e ketij qyteti bene me dije se 46-vjecari Kadri Omeri, ndodhet ne spitalin e Librazhdit nen kujdesin e mjekeve, por pavaresisht ndihmes mjekesore, gjendja e tij per jeten eshte kritike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›