Braktisi foshnjen pranë mbeturinave në Golem, nëna 22-vjeçare më herët kishte lënë në rrugë dhe fëmijën 3 vjeç
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Golem, ku ditën e djeshme u gjet një foshnje pranë një koshi mbeturinash.
Ka qenë një kalimtar i rastit i cili ka pikasur foshnjën (vajzë) dy muajshe dhe ka njoftuar policinë. Bebeja ndodhet në pediatrinë e qytetit të Durrësit.
Policia ka shpallur në kërkim nënën, shtetasen Denada Sula, 22 vjeçe, banuese në Durrës. Kjo nuk është hera e parë që 22-vjeçarja braktis fëmijët e saj. Para pak kohësh 22-vjeçarja ka braktisur fëmijën e saj 3 vjeç, që tashmë ndodhet në kujdes të shërbimit social.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
