E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestimi i "Mbretërve Latinë" në Milano: Të lidhur me mafian shqiptare në Ekuador, furnizojnë Evropën me kokainë! Nëse dështon, të vrasin

Arrestimi i "Mbretërve Latinë" në Milano: Të

Agjencia italiane për Sigurinë, Çështjet Terroriste dhe Menaxhimin e Emergjencave i ka kushtuar një artikull të gjatë arrestimit të disa trafikantëve të drogës në Milano, rreth 20 ditë më parë. Ata janë pjesë e bandës amerikano-jugore "Mbretërit Latinë", fraksioni "Chicago" dhe konsiderohen si lidhje të mafias shqiptare në Ekuador.

Agjencia flet për një operacion të Policisë italiane më datë 19 prill 2023 ku janë arrestuar personat e mësipërm dhe detajet që kanë dalë nga këto arrestime. Në artikull përmendet dhe mafia shqiptare, e konsideruar si një ndër organizatat mafioze më të forta që vepron në Ekuador dhe furnizon me kokainë Evropën.

Lidhjet me mbretërit latinë në Ekuador dhe mafian shqiptare

Një element me interes të veçantë u shfaq gjatë një përgjimi telefonik më 15 maj 2022 midis liderit të Mbretërve Latin "Chicago" të Milanos, Kleber Miguel Cortez Cortez, i njohur ndryshe si "Cao" dhe një prej bashkatdhetarëve të tij, ku flitej për vrasjen e udhëheqësit të Mbretërve Latinë në Ekuador, Manuel Zuniga "Majestic", i vrarë në një pritë në Quito më 14 maj 2022.

Gjatë bisedës, Cao deklaron se një anëtar i bandës së tyre kishte kryer vrasjen, duke u mburrur se prita kishte ndodhur në orën 7 të mëngjesit dhe fotot i kishte marrë në celular në orën 7:10.

Cao më pas i referohet një grindjeje brenda mbretërve latinë në Ekuador, duke i shpjeguar bashkëbiseduesit se pandilla (banda) ishte e ndarë, se disa muaj më parë pala tjetër kishte vrarë një nga "Inca" (shefin) e tyre dhe për rrjedhojë duhej "një Inka për një Inka". Pra, një shef për një shef.

Jo vetëm kaq, por Cao shpjegoi gjithashtu se, sipas thashethemeve që vinin nga Ekuadori, Majestic do të ishte vrarë nga një tjetër udhëheqës i të njëjtëve mbretër latinë "Chicago", i referuar si "El Diablo", alias i Carlos Manuel Macias Saverio.

Carlos Manuel Macias Saverio është një emër i rëndë përsa i përket krimit të organizuar ekuadorian: njeriu kyç në Ekuador i një organizate kriminale shqiptare kushtuar trafikut të drogës, siç raportohet nga gazeta britanike Daily Mail në një artikull të datës 19 mars.

Sipas hetimeve, kokaina ngarkohej në anije në portin e Guayaquil dhe më pas transportohej në portet evropiane të Roterdamit dhe Antëerp. Gazeta tregon më pas Dritan Rexhepin si drejtuesin e trafikantëve shqiptarë të drogës që vepronin në Ekuador, i njohur ndryshe edhe si “mbreti i kokos”, i kërkuar nga autoritetet shqiptare me 25 vjet burg në mungesë, por edhe nga belgët dhe italianët. ato. Rexhepi në fakt ishte arratisur në vitin 2011 nga burgu i Vogherës ku vuante dënimin për tentativë vrasje.

Pavarësisht akuzave të rënda për të cilat ai ishte në burg në Ekuador, autoritetet lokale në fakt e kishin liruar në nëntor 2021, duke i garantuar atij një regjim të supozuar gjysmë lirie. Subjekti në fjalë i ka humbur gjurmët më pas, por sipas burimeve të sigurta ai banon në një lagje luksoze jo shumë larg portit të Guayaquil.

Arrestimet e prillit tregojnë edhe një herë lidhje shqetësuese mes Mbretërve Latinë dhe organizatave kriminale të përkushtuara ndaj trafikut të drogës, nga grindjet brenda bandës në Ekuador deri te lidhjet me mafien shqiptare që vepron midis Evropës dhe Amerikës Latine, deri në atë pikë sa ka tërhequr edhe vëmendjen mediatike të britanikëve. //ITSTIME ITALIA

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›