E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bramertz: Kapja e Mlladic, domosdoshmëri



Kryeprokurori i gjykatës së Hagës, Serge Bramertz ka deklaruar se arrestimi i gjeneralit Ratko Mlladic është një domosdoshmëri për besimin e BE-së tek Serbia.
"Pa drejtësi nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet në Ballkan", ka pohuar Bramertz për një të përditshme gjermane. Ai ka shprehur shqetësimin e tij pasi 65% e popullsisë serbe është kundër arrestimit të kriminelit më të kërkuar të luftës.

Të dielën shënohet 15-vjetori i masakrës së Srebrenicës, ku 8.000 burra e djem boshnjakë u masakruan nga forcat serbe të udhëhequra nga Mlladic.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›