E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braun u kerkon falje fansave per sulmin ndaj Rihanes

Chris Brown ka kerkuar falje ndaj fansave te ish-te dashures se tij Rihanna, ne nje video ne te cilen ai shpreh 'pendim te thelle' per zenken me kengetaren ne muajin shkurt. Brown u deklarua muajin qe kaloi fajtor per sulmin ndaj Rihanna-s, madje per pasoje te ketij agresioni u denua me pese vite lirim me kusht dhe sherbim ndaj komunitetit, si dhe eshte urdheruar te qendroje larg krijueses se hitit "Umbrella". "Hi. Une jam Chris Brown. Qe nga shkurti avokatet e mi me kane keshilluar te mos flas, edhe pse kam menduar qe nga incidenti te shpreh publikisht pendimin tim te thelle dhe te pranoj pergjegjesine e plote", thote Brown ne videon qe zgjat me shume se dy minuta. Ai shtoi se ndjeu se ishte koha qe fansat te degjojne drejtperdrejt prej tij se reperit i vjen vertet keq.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›