E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ku i kalojne VIP-at pushimet verore

Ata jane shume te zene me angazhime, me koncerte jashte dhe brenda vendit, ndaj axhenda le pak hapesire per pushime. Megjithate, ata nuk i lene asgje manget vetes, madje as disa ore ose dite ne diell e plazh. Qe nga Adelina Ismajli, Elvana Gjata, Ingrid Gjoni, Rozana Radi, Anjeza Branka, Emmy, Agnesa Vuthaj, Huejda el Sayed, e deri te aktori i humorit Gentian Zenelaj, te gjithe do t'i drejtohen detit, pervec Julian Dedes, pjeses se mbetur te dyshes se famshme te humorit, qe preferon malin dhe ajrin e fresket.

Ingrid Gjoni

Kengetarja simpatike eshte e angazhuar totalisht me koncerte brenda dhe jashte vendit, madje tanime syri i publikut eshte mesuar qe kudo qe ka aktivitete te rendesishme, do te ndodhet medoemos edhe ajo. Por, mesa duket, ajo shfrytezon hapesirat e vogla qe krijohen midis ketyre aktiviteteve, per te shijuar paksa rrezet e diellit dhe ujin e kripur. Fundjaven e kaluar Ingrid u kap ne plazhin e Vlores ku ishte e ftuar ne nje nga diskotekat e ketij qyteti. Ajo u fotografua edhe ne shoqerine e kengetares tjeter simpatike, njekohesisht shoqe te saj, Ciljeten, duke hedhur keshtu poshte zerat se mes tyre nuk kishte me shoqeri. Se fundmi, Ingridi po pergatitet per xhirimet e nje klipi te kenges "Hypnotize me". Xhirimet mesohet se po behen ne nje jaht luksoz ne Vlore, serish pa u shkeputur nga deti, qe Ingridi e ka perdorur edhe me pare si nje element dominues ne kenget e saj.

Juli dhe Genti

Dy aktoret e njohur te humorit nuk kane planifikuar tamam-tamam pushime. Megjithate, kur te gjejne pakez kohe e te mund te shkeputen nga aktivitetet e perditshme, Juli ka deshire te "strehohet" ne mal, sepse sikurse thote edhe vete, nuk e ka shume qejf detin, ndersa Genti nga ana e tij, si nga Shengjini qe eshte, nuk mund te mbetet pa shijuar bregdetin vendas me familjen e tij.

Anjeza Branka

Vetem pak kohe pasi u divorcua nga burri me te cilin bashkejetonte prej kohesh e me te cilin ka edhe nje femije, kengetarja ka nisur pushime intensive. Fillimisht ne bregdetin e Vlores, per t'i vijuar me pas nen shoqerine e mikeshave te saj ne Greqi, Turqi e Spanje gjate gjithe veres. Nuk dihet ende nese ajo ka ne plan te lancoje ndonje kenge te re, te xhiroje ndonje klip, apo deshiron vetem te relaksohet dhe te shijoje serish beqarine.

Adelina Ismajli

Pas spekulimeve se do te martohej me nje biznesmen, pronar i nje lokali ne Zvicer, kengetarja u fotografua duke bere pushime e vetme ne Saint Tropez te Frances. Me nje trup perfekt dhe look per t'u admiruar, Adelina tregoi edhe njehere se nuk ka kengetare tjeter qe mund ta zevendesoje. Ishte vete e ema e saj, Mona, ajo qe hodhi poshte thashethemet per nje martese te aluduar me biznesmenin, duke deklaruar se e bija as qe ka ne plan te lidhe jeten me ndonje mashkull per momentin. Gjithsesi, kengetarja seksi kosovare eshte duke shijuar pushime marramendese ne nje nga vendet me te bukura ne bote.

EMMY

Kengetarja e re, EMMY, e njohur me kengen e saj "Kiss kiss", uron qe nese do te kete kohe, do te deshironte te shpenzonte disa dite pushimi ne Budva te Malit i Zi. Mesa duket, kengetarja 20-vjecare eshte lodhur me bregdetin e Greqise, vend ne te cilin eshte rritur, ndaj preferon te vizitoje nje shtet tjeter fqinj te Shqiperise. Ajo ka aktualisht nje axhende mjaft te ngjeshur me koncerte ne bregdet, duke nisur qe nga Velipoja, Shengjini, Durresi, Vlora e Saranda. Nderkaq, keto dite pritet te lancohet klipi i saj me i ri, i titulluar "Let it play", i cili eshte xhiruar kryesisht ne rrugen Durres-Kukes.

Huejda el Sayed

Fill pas diplomimit ne fakultetin e Juridikut, Huejda el Sayed ka vendosur te kaloje disa dite te nxehta vere ne bregdetin e Antaly-as ne Turqi. Show girl-i shqiptar qe prej kohesh qendron ne France, ndodhej se fundmi ne Shqiperi per t'u diplomuar. Nuk dihet ende se c'plane te aferta mund te kete El Sayed per publikun shqiptar, megjithate te gjithe presin surpriza

Agnesa Vuthaj

Miss Kosova 2003 dhe Miss Albania 2004, eshte aktualisht shume e ngarkuar, pasi po merret me organizimin e Miss Kosova 2009. Pavaresisht angazhimeve, sigurisht qe ajo do te gjeje kohe per te pushuar dhe ka zgjedhur me kete rast bregdetin e Turqise, gje qe e konfirmoi per suplementin tone. Agnesa, nje nga miss-et me te njohura dhe te suksesshme ne Kosove dhe Shqiperi, do te kete keshtu mundesine te shfaqe me veshje plazhi trupin e saj perfekt.

Rozana Radi

Aktorja dhe kengetarja Rozana Radi pret te lancoje klipin e saj me te ri "Mister Yesterday", te cilin e ka realizuar serish ne bashkepunim me reperin Noizy. Fill pasi festoi 30-vjetorin e saj, pak jave me pare, ajo iu drejtuar Frances per disa dite pushimi. Nderkaq, ditet e nxehta nuk kane mbaruar dhe ajo do te perpiqet t'i shijoje ato ne maksimum, qofte edhe me disa ore ekspozimi ne plazhet vendase.

Elvana Gjata- Pas angazhimeve me fushaten, Elvana arriti te beje vetem dy dite plazh ne Dhermi me familjen e saj, ku fotografet arriten t'i shkrepin disa foto, nderkohe qe ajo ishte ne det me te emen. Nuk vihej re prezenca e Rogertit, te dashurit te saj prej disa vitesh. Gjate muajve korrik dhe gusht Elvana do te jete e angazhuar me koncerte jashte Shqiperise, pasi ka nje axhende te ngjeshur me koncerte ne bregdetin shqiptar nga Velipoja ne Sarande, ku fansat e saj do te kene mundesi ta shohin dhe ta degjojne kengetaren e tyre te preferuar. Keshtu qe mundesite per te pushuar jane te pakta dhe sporadike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›