Bravo Kosova
Shtetet nuk maten nga mosha por me veprat e medha qe bejne burrat e shtetit. Kosova nuk eshte bere akoma 3-vjec dhe vazhdon te jape leksione demokracie ne Ballkan per menyren e funksionimit te demokracise dhe shtetit ligjor. Gjykata Kushtetuese e vendit dha nje vendim dhe akoma pa iu thare boja Presidenti Sejdiu dha doreheqje te parevokueshme nga karrigia e Presidentit te Republikes se Kosoves.
Ky eshte gjesti tipik i nje shtetari te mire qe karrigen e shtetit e sheh si pergjegjesi atdhetare e qytetare dhe jo si mjet per te arritur qellime te mbrapshta politike ne dem te interesave te shtetit dhe qytetareve te vet.
Gjesti i Sejdiut nderon racen e shqiptareve ne boten e qyteteruar dhe e fisnikeron ate si shtetar e patriot qe di te respektoje Kushtetuten dhe ligjet e shtetit ne momente te rendesishme historike per fatet e vendit te tij.
Sejdiu me sjelljen e tij prej burri shteti tregoi perpara botes demokratike se shqiptaret e Kosoves dine ta ndertojne dhe bejne shtetin e tyre njelloj si gjithe kombet e tjera te qyteteruara. Sejdiu iu tha shqiptareve andej dhe ketej kufirit se shteti ka rregulla dhe norma qe duhen zbatuar nga te gjithe pavaresisht nese je President i vendit apo qytetar i thjeshte.
Doreheqja e Presidentit Sejdiu eshte nje leksion brilant per politiken ne Shqiperi e cila prej vitesh lengon nga mungesa e funksionimit te shtetit ligjor dhe respektimit te Kushtetutes se vendit. U bene vite qe Shqiperia jeton ne demokraci por ende nuk ka shtet demokratik ku respektohet rendi juridik dhe pavaresia e institucioneve. Shteti ne Shqiperi eshte kthyer kokeposhte nga shtetare burracake qe kane frike te jetojne si qytetare te lire pa privilegjet dhe mbrojtjen qe u jep karrigia e shtetit. Per ta Kushtetuta gjykatat dhe institucionet e tjera te zbatimit te ligjit jane nje kornize rregullash qe duhet ti respektojne te tjeret por kurrsesi ata vete.
fare do te kishte ndodhur me shtetaret e nje vendi demokratik nese me firmen e tyre dhe mos me keq me dijenine e tyre do te ishin vrare njerez te pafajshem sic ndodhi ne Gerdec nese do te ishin permbytur mijera hektare prodhime dhe qindra shtepi ku jetojne njerez sic ndodhi ne Shkoder nese do te ishin lidhur marreveshje territoresh ne dem te interesave kombetare nese do te ishin dhene koncesione mbi pasurite nentokesore dhe mbitokesore te shqiptareve ne kundershtim me interesat e tyre nese ne Kuvend do te ishin miratuar mbi 17 ligje qe thyejne kushtetuten e vendit nese vendimet e gjykatave do te shkeleshin me kembe si lecke etj. etj Nuk ka diskutim qe ne nje shtet ku respektohet Kushtetuta do te kishte nje proces te madh gjyqesor dhe shume nga qeveritaret e sotem te Tiranes do te ishin zbuar njehere e pergjithmone nga skena politike dhe drejtimi i vendit. Por qe te ndodhe kjo shteti ka nevoje per Sejdi dhe patriote me sharm shtetari per te cilet Kushtetuta dhe ligjet e vendit jane Bibla dhe Kurani i cdo gjeje.
Ne shqiptareve ketej kufirit nuk na mbetet gje tjeter vetem te themi BRAVO KOSOVA dhe faleminderit PRESIDENT SEJDIU sepse ne keto momente me shume se kurre ne kishim nevoje per kete leksion demokracie