E Diel, 1 Nëntor 2026

Kerkesa e SHBA PS Pa kutite nuk votojme Gjykaten Administrative

TIRAN - Partia Socialiste do te kushtezoje dhenien e votes per miratimin e ligjit per Gjykaten Administrative me hapjen e kutive te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Zyrtaret socialiste kane perseritur dje qendrimin e tyre duke mos u lekundur edhe pas presionit te SHBA-ve. Ajo qe pritet te kerkoje opozita lidhur me votimin e ketij projektligji me 84 vota eshte vijimesi e paketes se propozuar prej tyre per te cilen ende nuk eshte dhene konsensusi nga mazhoranca. Burime nga selia roze bejne te ditur se Partia Socialiste eshte pro votimit te ligjit per Gjykaten Administrative por kompromisi duhet te nise nga hapja e kutive te zgjedhjeve te 28 qershorit dhe me pas te vazhdoje me nje sere ligjesh qe kerkojne 84-vota. Te njejtat burime saktesojne se per te arritur nje konsensus politik per ceshtje te caktuara kerkohet nje marreveshje dypaleshe prandaj mazhoranca duhet te ulet me opoziten per te arritur kete kompromis te munguar prej kohesh.

Krahas apelit te herepashershem te opozites per fillimin e hetimit te zgjedhjeve te fundit dhe me pas do te jepet konsensusi i nevojshem per reformat themelore qe kerkohen per integrimin e vendit ne Bashkimit Evropian mazhoranca vijon te mos jape miratimin e saj per kete ceshtje. Sipas socialisteve shumica qeverisese nuk mund te kerkoje voten sa here qe i intereson per te permbushur programin e saj politik dhe kur opozita kerkon nje ceshtje ajo te mos miratohet.
Zyrtare te Partise Socialiste theksojne se duhet nje aftesi negocimi qe palet te arrijne ne nje zgjidhje qe do te kenaqe te dyja palet dhe kjo eshte pjese e paketes se propozuar. Permes kesaj pakete opozita ka bere te qarte se me zhbllokimin e krizes politike permes hetimit te zgjedhjeve te shkuara pa djegien e kutive zgjidhen dhe elementet e tjere qe lidhen me reformat qe kerkojne vendin. Per socialistet edhe Parlamenti Evropian ka njohur permes miratimit te Rezolutes se ngerci politik qendron ne hetimin e zgjedhjeve dhe se me kalimin e ketij problemi do te vijohet me miratimin e reformave te rendesishme per vendin. Ne kete pike burime nga selia roze saktesojne se ka nje problem qe lidhet me mazhorancen sepse eshte e paafte te ulet me opoziten. Kjo pasi sipas tyre arritja e nje kompromisi kerkon dialogun dhe negocim. Zyrtare te larte te Partise Socialiste sqarojne se duhet te negociojne per zgjidhjen e kesaj situate te krijuar pasi nuk mund ti faturohet opozites deshtimi i nje procesi dhe nese del me sukses meritat ti marre qeveria.



RUI
Duhet mirekuptim per ligjet me 84 vota
Qendrimi i Partise Socialiste eshte shprehur kohe me pare edhe nga kryetari i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci i cili theksoi se ligji per Gjykaten Administrative absolutisht eshte e nevojshme. Por as partneret tane nderkombetare e as biznesi shqiptar nuk kane nevoje per nje padrejtesi te re. Nuk kane nevoje per nje ligj apo gjykate politike qe ne vend qe tiu jape drejtesi tiu krijoje probleme pengesa dhe padrejtesi te tjera. Kjo eshte arsyeja qe ajo qe nenvizova qysh ne fillim eshte Vec ketij ligji nga 22 apo 23 ligje qe keni ketu gati 10 apo 11 jane ligje Kodesh qe duan shumice te cilesuar. Qe perseri te cojne tek kryefjala qe kerkohet nje mirekuptim kerkohet nje zgjidhje e krizes politike dhe kerkohet nje marreveshje e gjere dhe e plote qe ky institucion duhet te permbush misionin e tij jo me ngjyra partiake por per ti dhene qendrueshmeri. Madje edhe institucione te qendrueshme te verteta kushtetuese te ketij vendi - eshte shprehur Gramoz Ruci gjate nje seance plenare me 10 qershor te ketij viti.



Gjykata Administrative SHBA Miratoni ligjin ose rrezikoni ndihmat

TIRAN- Ambasada e SHBA-se ne Tirane kerkon nga politika shqiptare miratimin e Ligjit per Gjykaten Administrative ndryshe Shqiperise i rrezikohet vazhdimesia e ndihmave financiare nga qeveria amerikane.

Permes nje deklarate per mediat ambasada kerkon miratimin e ligjit brenda dates 30 shtator.
Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes nxit miratimin e projektligjit Mbi gjykimin e mosmarreveshjeve administrative dhe organizimin e drejtesise administrative te njohur si ligji mbi Gjykatat Administrative. Me qellim qe veprimtarite e planifikuara me fonde te SHBA te mund te perfundojne ligji duhet miratuar deri me date 30 shtator 2010 thuhet ne deklarate.

Sipas ambasades se SHBA-se ky ligj eshte nje prej gjashte perberesve te Programit te Pragut II te Korporates Sfida e Mijevjecarit - Shqiperi i cili u nenshkrua ne shtator 2008.
Pikerisht per kete miratimi i ligjit eshte me rendesi thelbesore per te ndihmuar Shqiperine qe te promovoje transparence ne sistemin gjyqesor te forcoje shtetin ligjor dhe te rrise besimin e publikut tek institucionet publike.

Projektligji ka mbetur pezull ne kuvend nga fillimi i vitit 2009. Deshtimi per ta miratuar kete legjislacion do te coje ne mbylljen e veprimtarive per Gjykatat Administrative qe administrohen nga USAID nen Programin e Pragut thuhet ne deklarate ku shtohet se
ligji mbi Gjykatat Administrative do te realizonte ngritjen e shtate gjykatave qe do te gjykonin mosmarreveshjet e qytetareve dhe bizneseve mbi ceshtje te tilla si punesimi taksat pensionet regjistrimin e pronave kompensimin e pronave si dhe ceshtje te tjera te rendesishme.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›